ÇDO GJË RRETH FILMIT "CAMP ROCK"

ÇDO GJË RRETH FILMIT "CAMP ROCK"

"CAMP ROCK" është një film i vitit 2008 i bërë nga "DISNEY CHANNEL ORIGINAL MOVIE" me rolet kryesore të luajtura nga "JONAS BROTHERS" (VËLLEZËRIT XHONAS) dhe Demi Lovato. Muzikën për këtë film e ka shkruar Xhuli Braun, Rexhina Hiks, dhe Kren Xhist. Regjisor i filmit është Metju Dajamënd dhe producent është Allan Saks. Filmi debutoi në kanalin televiziv amerikan "DISNEY" më 20 Qershor të vitit 2008. Filmi "CAMP ROCK" ishte filmi i dytë i "DISNEY CHANNEL ORIGINAL MOVIE" që ë shtë shfaqur në "THE WONDERFUL WORLD OF DISNEY" të kanalit "ABC" pas premierës në "DISNEY CHANNEL", dhe ishte vendosur edhe në internet shitoren e "ITUNES" për blerje digjitale pak kohë pas premierës në "DISNEY CHANNEL". Filmi është shikuar nga 8.9 milionë shikues në mbrëmjen e premierës, duke e zënë vendin e dytë menjëherë pas filmit "HIGH SCOOL MUSICAL 2". Pas premierës së filmit "WIZARDS OF WAVERLY PLACE: THE MOVIE" filmi "CAMP ROCK" ishte zhvendosur në vendin e tretë si premierë me shikueshmëri më të lartë. Tregimi përcjell Miçi Toresin (Demi Lovato), një muzikant të ri e ambicioz që shpreson të bëhet këngëtare profesionale. Miçi dëshiron që të shkojë në një kamp muzikor të qujatur "CAMP ROCK". Pasi familja nuk ka mjaft lekë për të paguar mësimin në këtë kamp, nëna e Miçit ia arrin që të bëhet kuzhiniere në këtë kamp, pra ia mundëson Miçit pjesëmarrjen. Miçi mundohet që ta fshehë këtë nga miqtë e saj në kamp. Ajo ka turp që të këndojë para njerëzve. Pop ylli i ladruar Shejn Grej (Xho Xhonas) është caktuar të jetë përgjegjës për klasët e vallëzimit për një muaj në "CAMP ROCK" nga shokët e tij të bendit Xhejson-it (Kevin Joans)  dhe Nejt (Nik Xhonas). Shejni e dëgjon Miçin duke kënduar dhe bie në dashuri me zërin e saj, por nuk din identitetin e këngëtares. Shejn gjatë shumicës së kohës në film e kalon duke e kërkuar vajzën me zërin e bukur. Shejn dhe Miçi kanë ndërveprime të kundërta, dhe, kur Shejn e mëson identitetin e vajzës, lulëzon një romancë në mes tyre.


Në Shqip - www.gezimselmani.tk In English - www.gezimselmani-eng.tk Na Srpski - www.gezimselmani-rs.tk Deutschland - www.gezimselmani-de.tk