2012 Fundi i Botës

  Kjo ueb-faqe është krijuar për të ua lehtësuar juve dhimbjen për afrimin e fundit të botës sipas kalendarit Maja. Kështu do të mësojmë se çka mund të jetë fundi i botës dhe sa bukur është. Kërkova një ditë internet për 2012 dhe çfarë gjeta ca foto nga filmat 2012 Fundi i botes, dhe 2012 Fundi i Botës sipas kalendarit majat Profecia.  Por a është tërë kjo e vërtetë apo veç edhe një gënjeshtër tjetër e Amerikanëve. Edhe nëse është e vërtetë atëherë ne nuk mundemi të bëjmë asgjë sepse Zoti është më i madh se ne, e ne nuk kemi fuqi me u përballuar me të. Nëse Zoti ynë dëshiron mundet edhe tani me bërë Fundin e Botës sa ju jeni duke e lexuar këtë tekst, nëse e ka shkruar se më 21 Dhjetor 2012 do të bëhet Kijameti apo Fundi i Botës që ne njohin, atëherë le ta mirëpresim atë me duar hapur dhe vetëm lutuni Zotit dhe të shpresojmë që të mos ndodh. Por edhe nëse ndodh le t'i lutemi që njerëzimi të mos e pret atë ditë të hidhur për neve. Kjo tash varet nga ju nëse dëshironi besoni nëse nuk dëshironi mos besoni mirëpo herëdokurdo fundi i botës të vije dhe bashkë me të edhe fundi i njerzimit. Mirpo sipas Kur'anit para se të bëhet fundi i botës Zoti ynë do t'i bie tupanit dhe asnjë Musliman nuk do ta pret atë ditë vetëm ata njerëz të cilët nuk kanë besur në Zot. 10 vjet para se të bëhet fundi i botës nuk do të lindin asnjë fëmijë, asnjë qengj, dhe asnjë bletë, kur këto të ndodhin atëherë dijeni se fundi i botës nuk është larg dhe nuk mund të shpëtoni prej kësaj dukurie. Kështu që lutuni njerëz Zotit të madhëruar dhe besoni në të shkoni rrugës së tij e mos shkoni rrugës së Dreqit i cili mundohet të ju heq nga rruga e Zotit i cili na krijoi e na dha bukë e ujë në kohën më të vështirë, e na dërgoi Pejgamberin a.s. që të na udhëheqë në rrugën e e Zotit të tij kur ne kishin dalur prej asaj rruge sherri i Dreqit pra besoni njerëz mos e humbni shpresën sepse shpresa vdes e fundit.


Në Shqip - www.gezimselmani.tk In English - www.gezimselmani-eng.tk Na Srpski - www.gezimselmani-rs.tk Deutschland - www.gezimselmani-de.tk